SHBA

Një letër e nënshkruar nga 56 deputetë nga Evropa e Amerika iu ka dërguar Brukselit, Uashingtonit dhe Londrës

Një letër e nënshkruar nga 56 deputetë nga Evropa dhe SHBA i është dërguar Brukselit, Washingtonit dhe Londrës me kërkesën për një politikë balancuese ndaj Kosovës dhe Serbisë. Në letër këto fuqi kritikohen për anim kah Beogradi.  Bashkimi Europian ka konfirmuar se ka pranuar letrën, por thotë se nuk e komentojnë korrespodencën e Borrellit. Si rregull i përgjithshëm, ne nuk komentojmë në publik korrespondencën e marrë nga Përfaqësuesi i Lartë nga bashkëbisedues të ndryshëm. Nëse aktorët përkatës i shkruajnë Përfaqësuesit të Lartë, ai përgjigjet përmes kanaleve përkatëse. Këtë letër të veçantë nga 56 deputetë nga disa shtete anëtare të BE-së dhe disa vende të tjera, mund të konfirmojmë se Përfaqësuesi i Lartë sapo e ka marrë  ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke shtuar se  politika e jashtme e BE-së është unanime dhe se Unioni numëron mijëra parlamentarë. BE-ja ka 27 shtete anëtare me 27 parlamente dhe mijëra parlamentarë. Politika e jashtme dhe qasjet e BE-së ndaj partnerëve janë formuar nga 27 shtete anëtare të përfaqësuara nga qeveritë e tyre, në unanimitet. BE-ja është një ndërmjetësues neutral në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, saktësoi Peter Stano për Ekspres.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …