Mundësitë që kryetari aktual amerikan, Joe Biden, të garojë me ish-kryetarin, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, aleatët e Shteteve të Bashkuara i shohin me shqetësim, pasi konsiderojnë se një mandat i dytë për Trumpin për të shkaktojë tërmet, pasi disa tronditje po vërehen aktualisht. Brenga e tyre kyçe është që Amerika do të mund të bëhet më pak e besueshme, pavarësisht se kush fiton. Me një elektorat të ndarë dhe një bllokadë në Kongres, presidenti i ardhshëm amerikan do të mund të shpenzojë shpejt energjitë në çështje të brendshme, ende pa nisur të merret me çështje tjera në botë, sikurse lufta në Ukrainë, apo ajo në Lindje të Mesme. Kryetari francez, Emmanuel Macron, ka thënë se prioritet i parë i Amerikës është vetvetja”. Donald Trump nuk ka qenë edhe shumë miqësor me liderët e disa vendeve mike, sikurse ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe ish-kryeministren britanike, Theresa May, derisa ka folur këndshëm për liderët autoritarë, sikurse presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe atë rus, Vladimir Putin. (Associated Press)
Kontrolloni gjithashtu
Time Kadrijaj me aksion simbolik në Kuvend
Në seancën e Kuvendit të Kosovës për buxhetin e vitit 2025, deputetja e Aleancës për …