leoni

Një mënyrë më e lehët për të qen sa më afër qytetarit

Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Organizatën Joqeveritare Syri i Vizionit në Pejë në kuadër të projektit ,,Qytetari Aktive” kanë bërë promovimin e sportelit ndihmës për qytetarët i cili ndodhët në Administratën Komunale të Komunës së Deçanit. Drejtori i Administratës Komunale Jashar Dobraj tha: Në Administratën Komunale të Deçanit tashmë është krijuar një klimë e re e punës, janë kushtet jashtëzakonisht të mira ku qytetarët mund të pajisën më certifikata të ndryshme brenda 5 minutave, ky është shembulli më i mirë i një pune efikase të Administratës Komunale, ndërsa hapja e këtij sporteli rritë edhe më tepër besueshmërinë e qytetarëve, njëkohësisht qytetarit i krijon një lehtësim duke i ndihmuar në shënimin e një kërkese dhe adresimin e saj. Ne duhet të falënderojmë Syri-Vizionin për një nismë të tillë në realizimin e kësaj ide në kuadër të projektit ,,Qytetari Aktive’’ tha Dobraj. Për rëndësinë e këtij sporteli ka fol edhe Arbresha Demaj nga Syri –Vizionit. Ndryshe qytetarët mund të informohen edhe përmes një fletëpalosje të punuar ku në të gjejnë të gjitha informata e duhura.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …