Në muajin shtator të këtij viti kur qytetarët e vendit tonë po përballeshin me reduktime të shpeshta disa orë në ditë të energjisë elektrike, Kosova ka qenë në kulmin e tregtisë me energji elektrike me Serbinë, raporton Gazeta Infokus, e cila shkruan se ka siguruar fakte që tregojnë se pikërisht gjatë këtij muaji kur vendi ishte në kolaps energjetik, Kosova më shumë ka eksportuar sesa që ka importuar energji elektrike nga rrjetet e vendeve fqinje. Në muajin shtator, sipas dokumenteve që po mbahen të fshehura nga opinioni publik, sasia e eksportuar për në vendet fqinje nga rrjeti elektro energjetik i Kosovës për në vendet fqinje ka qenë 323 mijë e 521 megavat. Kurse importi nga këto vende për periudhën e njëjtë të këtij muaji të krizës energjetike ka qenë 273 mijë e 288 megavat.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …