Bedri Hamza viziton vendin e shpërthimit në Zubin Potok, dënon aktin dhe kërkon zbardhjen e rastit

Një muaj pas sulmit në Ibër-Lepenc, vazhdojnë hetimet, akuzat dhe deklaratat e shumta në dënim të aktit terrorist

Një muaj pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, në një njërën nga  infrastrukturat më vitale të Kosovës, janë arrestuar Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të cilët  po mbahen në paraburgim si të dyshuar për përfshirje në këtë sulm. Prokuroria ka ngritur akuza për cenim të rendit kushtetues, mbajtje të armëve dhe kryerjen e një akti terrorist. Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se nuk ka prova që e lidhin këtë sulm me Beogradin zyrtar. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, konfirmoi përfshirjen e FBI-së në hetime dhe dënoi ashpër sulmin. Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanof, theksoi se aktet e tilla synojnë destabilizimin e rajonit. Kurti, pretendon se Milan Radojçiqi, me të cilin ka bashkëpunuar përmes Mimoza Kusarit disa vite në parë, është urdhërdhënës i sulmit, duke theksuar se ka të dhëna nga AKI-ja që lidhen me këtë rast. Përfshirja e Radojçiqit dhe elementeve të shërbimeve serbe është e dokumentuar, përfshirë komunikime të koduara që lidhen me rastin. Kurti paralajmëroi se mund të priten sulme të reja, sidomos në prag dhe pas festave të fund-vitit.

Kontrolloni gjithashtu

Komunat e Kosovës nuk kanë arritur t’ i vënë në papërdorim mbi 50 milionë euro, për investime kapitale, në vitin 2024

Në një periudhë kur qytetarët e Kosovës përballen me probleme infrastrukturore dhe mungesë shërbimesh, komunat …