leoni

Termet

Një nënë dhe 3 fëmijët e saj u shpëtuan nga rrënojat 28 orë pas tërmetit shkatërrues që goditi dje pjesën jugore të Turqisë

Një nënë dhe 3 fëmijët e saj u shpëtuan nga rrënojat 28 orë pas tërmetit shkatërrues, që goditi dje pjesën jugore të Turqisë, raporton Anadolu.  Në lagjen Nizip në Gaziantep, nëna Dona Ozkiliq u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese, me fëmijët e saj. Katër anëtarët e familjes Ozkilic kishin pësuar lëndime dhe u shtruan në spital. Qytetarët po presin ende pranë objekteve të shkatërruara, për të marrë informacione për të afërmit e tyre të zhdukur. Sipas të dhënave të fundit, të paktën 3 mijë e 381 persona kanë humbur jetën ndërsa të paktën 20 mijë 426 janë lënduar nga tërmetet që goditën dje pjesët jugore të Turqisë. Në të njëjtën kohë, në operacionet e shpëtimit, në qendrat studentore dhe objekte të tjera janë përkujdesur 338 mijë persona. Aktualisht, 11 mijë e 22 ekipe shpëtimi janë në terren, ndërsa kërkimi për të mbijetuarit po vazhdon me intensitet të pandërprerë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …