Një nismë për ‘autonomi’ ekonomike të Sanxhakut

Një
numër aktivistësh nga Sanxhaku po kërkojnë krijimin e një rajoni jashtëkufitar,
i cili do të përfshinte komunat boshnjake dhe shqiptare në Serbi dhe Mal të Zi.
Siç njofton një medium nga Rozhaja, nismëtarët e këtij peticioni do t’i
drejtohen Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Malit të Zi për krijimin e këtij rajoni,
i cili do të shërbehet nga modelet e rajoneve evropiane. Duke përkujtuar përkushtimin
e BE-së për bashkëpunim ndërkufitar, ata besojnë se themelimi i një rajoni të
tillë do të ndikonte në një mjedis të leverdishëm për zhvillimin e zonave
industriale. Ky rajon do të përfshinte komunat e Sanxhakut në Serbi si Novi
Pazarin ose Tregun e Ri, Nova Varoshin, Pribojin, Sjenicën kurse në Mal të Zi,
Rozhajën, Plavën, Prijepoljen, Bjellopoljen dhe Beranën. Prirjet për autonomi të
Sanxhakut janë shtuar gjatë viteve të fundit. Dihet se pjesa dërrmuese e popullatës
së Sanxhakut, sidomos qendrat kryesore si Tregu i Ri, Sjenica e Tutini, ka qenë
shqiptare deri pas Luftës së Dytë Botërore. Por gjatë regjimi komunist në
Jugosllavi, një numër i konsiderueshëm i banorëve të këtyre anëve u
boshnjakizuan si pasojë e propagandës së klerikëve të caktuar dhe mungesës së
shkollimit në gjuhën shqipe.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …