Një pankartë me motive nga lufta e UÇK-së dhe krimet serbe gjatë luftës në Kosovë, e vendosur në fshatin Mushtisht të Therandës, i ka zemëruar kriminelët serbë, por edhe disa zyrtarë të Beogradit të cilët afishimin e pankartës po e trajtojnë si provokim, që sipas tyre drejtpërdrejt përhap urrejtje ndër etnike dhe i frikëson serbët që kanë shprehur gatishmëri të kthehen në këtë fshat”, transmeton agjencia e lajmeve Tanjug. Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me anë të një komunikate ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që i quan të përkohshme, urgjentisht ta heqin pankartën e vendosur në Mushtisht. Në këtë pankartë ka fotografi të të masakruarve, viktima shqiptare të regjimit serb. Në të shkruan: “Kjo është ajo çka lanë pas vetes serbët lokalë kur u larguan nga Mushtishti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …