Gjatë shtatë muajve të parë të vitit, bankat komerciale me kapital të huaj në Kosovë kanë fituar 45 milionë euro

Një për qind e pasanikëve të botës kontrollojnë dy të tretat e pasurisë globale

Një parashikim alarmues i librarisë së Dhomës së Komunave në Britaninë e Madhe, konstaton se një për qind e më të pasurve të botës do të kontrollojnë deri në dy të tretat e pasurisë së globit, deri në vitin 2030. Udhëheqësit e botës paralajmërohen se, akumulimi i vazhdueshëm i pasurisë në pak duar do të ushqejë mosbesimin në rritje dhe zemërimin në dekadat e ardhshme, nëse nuk ndërmerren veprime për të rikthyer balancat. Një parashikim alarmues i librarisë së Dhomës së Komunave në Britaninë e Madhe sugjeron se, nëse trendet që kanë pasuar që nga kriza financiare e vitit 2008 do të vazhdojnë, atëherë 1 për qind e të pasurve të botës do të zotërojnë deri në 64 për qind të pasurisë së globit, në vitin 2030.

Edhe nëse merret në konsideratë një krizë financiare, apo faktorë të tjerë, ata do të mbajnë sidoqoftë më shumë se gjysmën e pasurisë së botës. Që nga viti 2008, pasuria e 1 përqindëshit të të pasurve është rritur me një mesatare prej 6 përqindësh në vit, ritëm ky shumë më i shpejtë sesa 3 përqindëshi i pasurisë për 99 përqindëshin e mbetur të popullatës së botës. Nëse vazhdohet kështu, 1 përqindëshi i privilegjuar do të zotërojë një pasuri prej 305 trilionë dollarësh, ndërkohë që shifra sot është 140 trilionë dollarë. Analiza sugjeron se pasuria është përqendruar në majë për shkak të pabarazisë së të ardhurave, shkallës së lartë të ruajtjes së parave mes të pasurve dhe akumulimit të aseteve. Të pasurit investojnë po ashtu shumë para në biznese, bursa dhe asete të tjera financiare, që u kthejnë mbrapsht fitime të konsiderueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …