Opozita është larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës, nga pakënaqësitë me drejtimin e seancës nga Saranda Bogujevci. Pakënaqësitë kanë filluar kur Bogujevci i ndaloi fjalën Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit. Pas këtij veprimi, deputetët e LDK-së kanë lëshuar seancën, ndërsa pas tij ka folur Abelard Tahiri nga PDK. “Kryesuese tashmë një pjesë e opozitës e lëshoj sallën, mundësisht ti është mirë mos me i udhëheq seancat e radhës sepse po shkakton tollovi nga padijenia juaj për drejtimin e seancës”, ka thënë Tahiri. Pas fjalës së Tahirit, edhe deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …