Një
pjesëtar i forcave speciale, RENEA të Policisë së Shqipërisë është qëlluar për
vdekje si dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një përleshje me
narkotrafikantët në Lazarat. Pjesëtari i Policisë që u qëllua për vdekje është
Ibrahim Basha, 31-vjeç, ish-pjesëtar i Batalionit Special të Ushtrisë së Shqipërisë
në disa misione në Afganistan. Qysh gjatë natës së djeshme, banda narko-trafikantësh
kanë qëlluar Policinë lokale, aq sa kjo u detyrua të kërkonte ndihmën e Forcave
të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe atyre RENEA. Gjatë operacionit në orët e hershme të
mëngjesit, në momentin që forcat speciale kanë bllokuar automjetin e personave
të dyshuar, është qëlluar mbi efektivët nga dy banesa aty pranë. Të dhënat flasin
për një kurth të organizuar nga grupi kriminal, pasi që breshëria e plumbave ka
zënë në befasi efektivët e RENEA-s. Ndërkohë, forcat e shtetit kanë filluar një
mësymje të gjerë me qëllim të asgjësimit të grupit kriminal. Si pasojë e faktit
që edhe banorë të fshatit u janë bashkuar kriminelëve duke përdorur armë të rënda
zjarri si dhe snajperë. Ndërkaq, Policia e Shtetit dhe njësitet speciale po bashkërendohen
edhe helikopterë të ushtrisë.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …