Media Nacionale raporton se në listën e ekzekutimeve ka qenë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu. Zbulimi i këtij atentati është bërë përmes përgjimit të një grupi shqiptarësh nga ana e policisë gjermane, ndërsa mësohet se ata kanë qenë duke folur mbi realizimin e disa vrasjeve të figurave politike në Kosovë. Fillimisht u raportua se në listë ishte kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetët Avduallah Hoti, ish kryeministër, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, por gazeta Nacionale ka mësuar se bëhej fjalë edhe për varjen e Memli Krasniqit dhe Ganimete Musliut. Plani për ekzekutimin dyshohet se është bërë nga një shqiptar i Kosovës, i cili jeton në Belgjikë. Ai ka qenë duke u hetuar nga autoritetet gjermane për krime të tjera dhe në përgjime Policia ka arritur të zbulojë planin për të vrarë politikanët e Kosovës. Sipas të njëjtit burim, nuk ka dyshim që motivi është politik. Është e pamundur të pohohet që atij dikush i ka dhënë urdhër për të vrarë rival politik, mirëpo përgjimet tregojnë që motivi është i pastër politik.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …