“Shtabi i krizës” në veri të Kosovës, i formuar nga serbët lokalë, ka ftuar qytetarët, sikur thuhet në protestën më të madhe që është organizuar ndonjëherë e cila u mbajt sot në Rudare të komunës së Zveçanit. Përfaqësues të këtij shtabi kanë bërë të ditur se organizimi i kësaj proteste ka të bëjë me deklaratat e fundit rreth barrikadave nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilat i konsiderojnë si kërcënim, si dhe të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde. Ndër pankartat që mbajtën në duar ishte edhe një kundër ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, në të cilën shkruante, Rohde, kjo nuk është Gjermania juaj, kjo është Serbi”, Po ashtu, përveç një flamuri të gjatë serb që u shpalos në protestë pati edhe pankarta të tjera të tilla si: “President Vuçiq, ne kemi besim te ti”, “Sepse nuk ka kthim nga këtu”, ndërsa pankarta e një madhësie më të madhe ishte kundër kryeministrit, Albin Kurti. Më herët ambasdadori Rohde kishte thënë: Keni barrikada bllokuese dhe nuk mund të lëvizni aq. Ka njerëz në veri dhe do të nënvizoja që ata po vuajnë më së shumti dhe janë bërë një top goditjeje nga politika. Kështu që, tash sidomos, meqë po vijnë Krishtlindjet, këto barrikada duhet hequr sa më parë që të jetë e mundur. Na duhet dialog dhe jo konfrontime. Qeveria ime qëndron sigurisht me Qeverinë e Kosovës për ta depërshkallëzuar situatën. Kundër kësaj deklarate kryetari serb, Vuçiq tha se përfaqësuesit gjermanë mendojnë se mund të vendosin sesi të veprohet në Mitrovicë e çfarë në Zubin Potok, por nuk po flasin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …