Protesta e opozitës u mbajt mbrëmë në Tiranë para Kryeministrisë. Disa nga protestuesit e opozitës kanë rrezuar barrierat metalike para Kryeministrisë, pasi më parë hodhën flakadanë. Ata u përpoqën t’i afrohen kordonit të policisë, dhe po ashtu ata kanë shkulur lulet dhe dheun që ndodhej në vazo, e kanë hedhur drejt efektivëve. Ndërkaq menjëherë pas largimit të përfaqësuesve të opozitës nga sheshi, policia ka nisur arrestimet e protestuesve problematikë, shkruan Oranews. Në protestë kanë mbajtur fjalën disa nga deputetët dhe ish-deputetët e Partisë Demokratike, e po ashtu edhe Sali Berisha, përmes një video-konference.
