leoni

Më një qershor përurohet spitali i fëmijëve

Kryerja me sukses e punëve përfundimtare në spitalin e fëmijëve në Bair të komunës së Mitrovicës, ka qenë temë kryesore diskutimi e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe ushtruesit të detyrës së spitalit rajonal në Mitrovicë, Hamëz Berisha dhe bashkëpunëtorit të tij. Drejtori Berisha i tha kryetarit Bahtiri se situata e përgjithshme në spitalin që ai e drejton është gjithnjë e më mirë, në të gjitha aspektet. Ai tha se investitori i spitali të fëmijëve, që është Shoqata “Nëna Terezë” nga Gjermania, është duke u interesua që inaugurimi të bëhet sa më shpejt. “Përfaqësuesit e shoqatës po insistojnë që përurimi të bëhet më 01.06.2017, kur është edhe Dita e fëmijëve, prandaj ne i kemi kryer disa nga obligimet tona si spital dhe për disa të tjera jemi në përfundim e sipër. Kështu, kemi sigurua 40 shtretër dhe dyshekët dhe na kanë mbetur edhe disa punë të vogla që jemi të bindur se do i kryejmë para këtij afati. Mirëpo, për të qenë objekti i gatshëm për përurim na duhet edhe ndihma e juaj. Fjala është për rregullimin e oborrit të spitalit”, tha ai. Kryetari Bahtiri pasi përgëzoi drejtorin dhe stafin tjetër mjekësor për punën që po bënë në spital dhe për përmirësimin e gjendjes në të, tha se komuna gjithmonë ka qenë e interesuar që spitali të ofroj shërbime sa më cilësore dhe efikase për qytetarët e komunës. “Shumë herë kemi biseduar për situatën në spital me drejtuesit e tij dhe kemi marrë masa të përbashkëta për të përmirësuar gjendjen. Me kënaqësi të veçantë do të ndihmojmë edhe tani për rregullimin e oborrit të spitalit për fëmijë dhe kjo punë do të kryhet brenda kësaj jave. Jemi shumë të lumtur që më në fund fëmijët tanë do të kenë kushte të mira për trajtim mjekësor kur për këtë kanë nevojë”, tha ai. Kryetari Bahtiri dhe drejtori Berisha biseduan edhe për rregullimin e një këndi për lojëra të fëmijëve në oborrin e spitalit, me ç’rast u dakorduan që me mjete të përbashkëta të realizojnë këtë projekt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …