Gjyq

Një qytetari të vendit tonë i duhet të presë deri në 10 vjet nëse dëshiron që çështjet civile të zgjidhen nga gjyqësori

Një qytetari të vendit tonë i duhet të presë deri në 10 vjet nëse dëshiron që çështjet civile të zgjidhen nga gjyqësori. Si i tillë, sipas avokatëve, qytetarëve po u mohohet e drejta për gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme dhe shumë prej tyre vdesin pa e realizuar të drejtën e tyre, për shkak të kohëzgjatjes së procedurave.  Shqetësim tjetër sipas tyre është edhe vetëgjyqësia që marrin qytetarët, pasi ka raste kur vonesat e këtyre kontesteve përfundojnë në raste penale. Avokati Burim Halili, këto vonesa i sheh shqetësuese, marrë parasysh kohëzgjatjen që qytetarët duhet të presin për verdiktin final. Ndonëse është rritur numri i gjyqtarëve, prapëseprapë numri i lëndëve të pazgjidhura është i madh. Një ndër arsyet kryesore të kësaj zvarritje sipas tij është numri i madh i lëndëve civile me të cilat është i ngarkuar sistemi gjyqësor, rrjedhimisht edhe numri i vogël i gjyqtarëve. Ndërsa sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me fushën civile edhe këtu është rritur numri i gjyqtarëve dhe janë duke kryer pak më shpejt por prapë kemi vonesa të cilat nuk u dashtë me i pas, duke pasur parasysh edhe dallimin mes gjykatave që kemi në qytetet e ndryshme, si Prishtina është e stërngarkuar me lëndë në fushën civile”, u shpreh, Burim Halili.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …