Një serb i arrestuar për aktet terroriste në Paris

Në mesin e të arrestuarve për sulmet e përgjakshme në
Paris, është edhe nje serb. Bëhet fjalë për shtetasin serb, Mihail Shiler, i cili
u arrestua të mërkurën derisa me automjetin e tij po kalonte kufirin në
enklavën spanjolle Seuta. Sipas miqve të të akuzuarit për terrorizëm, Shiler
qysh në vitin 2000 kishte hequr dorë nga shtetësia gjermane për t’u pajisur vetëm
me atë serbe. Ky është një nga rastet e shumta kur serbët përfshihen në akte
terroriste midis Evropës. Edhe vrasësi norvegjez, Anders Breivik në seancat
gjyqësore kishte pohuar me mburrje se nacionalistët serbë i kishin shërbyer si
frymëzim për t’i kryer sulmet e tij në mesin e civilëve të pafajshëm.  

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …