Një serb ka shtënë me armë zjarri në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicë, kundër fëmijëve shqiptarë

Një serb ka shtënë me armë zjarri në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicë, kundër fëmijëve shqiptarë

Një serb ka shtënë me armë zjarri sot në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicë, derisa disa fëmijë shqiptarë ishin duke luajtur. Sipas dëshmitarëve rasti ka ndodhur pasi që fëmijët shqiptarë dhe serbë janë zënë ndërmjet vete. Prindërit e fëmijëve shqiptarë janë shqetësuar me këtë që ka ndodhur sot dhe se pretendojnë se e dinë që ndaj tyre ka gjuajtur një person i nacionalitetit serb. Në këto momente ata po japin dëshmitë e tyre në Polici ndërsa pretendojnë se me armë ka gjuajtur një person i nacionalitetit serb. Këtë ngjarje që ka ndodhur e konfirmon për KosovaPress edhe zëvendësdrejtori i Policisë në veri Besim Hoti. Ai tha se me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë gjetur katër gëzhoja të pistoletës. “Dëshmitarët rrëfejnë se në drejtim të fëmijëve shqiptarë ka gjuajtur një person i nacionalitetit serb. Ndonëse Hoti nuk ka përmendur emrin e ndonjë të dyshuari të mundshëm, KosovaPress mëson se në drejtim të fëmijëve dyshohet se ka shtënë personi me emrin Aleksandër Seljakoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …