Projekti për zhvillimin e Turizmit Rural për Bashkëpunim Ndërkufitar në mes Kosovës dhe Malit të Zi, i financuar nga Komisioni Evropian, u mbështet financiarisht aktiviteti për organizimin e “Darkës së Lamës”.
“Darka e Lamës”, u mbajt në fshatin Dranoc, të komunës së Deçanit. Kjo ditë u organizuar nga OJQ ” IADK-ë” nga Vushtrria, në bashkëpunim me OJQ ”Golden Hney”, Deçani.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin përfaqësues nga zyra regjionale për zhvillim perëndimor, përfaqësuar nga Lemane Hatashi, Zyrtar nga komuna e Deçanit, Junikut, OJQ-të dhe qytetar.
Kryetari i komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj i përshëndeti të pranishmit duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të trashëgimisë kulturore. Kjo ditë paraqet përmbledhjen e begatisë së bereqetit brenda një viti, si dhe premtoj vazhdimësinë e mbajtjes së këtij riti tradicional.
Këtë organizim e beri më madhështor edhe fjalimi i kryetarit të OJQ-së ”IADK”, Zenel Bytyqi, i cili theksoj se do të ketë bashkëpunime edhe në të ardhmen me komunën e Deçanit për ruajtjen dhe mbajtjen e vlerave kulturore tradicionale.
Të pranishmëve ju ofrua darka më ushqim tradicional. Pas darkës të pranishmit u argëtuan edhe me lojëra të ndryshme tradicionale, më çka u bë edhe përmbyllja e këtij manifestimi tradicional.