Një sërë projektesh po realizohen në Komunën e Ferizajt

Në Komunën e Ferizajt, kanë filluar se realizuari projektet e parapare të këtij viti. Sipas drejtorit të Infrastrukturës, Gafurr Ilazit, tash për tash janë iniciuar 38 procedura të tenderimit, ndërkaq janë nënshkruar rreth 34 kontrata.

“Ka filluar të punohet në shumë projekte, ku tashmë ka  filluar asfaltimin në  rrugën  “Agim Prodani”, shtruarja me kubëza e rrugës “Ismet Aliu”” dhe “Indrit Cara”, është duke u punuar në asfaltimin dhe zgjerimin e rrugës në fshatin Zaskok,  në rrugën “Xhafer  Deva”,  në rrugën “Mihajl Shuflaj”, asfaltimi i rrugës në fshatin Gaçkë që lidhet me rrugën e Bazhdarhanës, asfaltimi i tri rrugëve në fshatin Greme, asfaltimi i rrugës që lidh magjistralen Ferizaj-Gjilan  me magjistralen Prishtinë-Shkup dhe shumë projekte të tjera”, ka thënë drejtori Ilazi.

Një projekt tepër i rëndësishëm që do të realizohet nga Ministria e Infrastrukturës, sipas drejtorit Ilazi është edhe asfaltimi dhe rregullimi i rrugës Babush-Tërrn-Lubovc.

“Këto ditë është shpallur tenderi nga Ministria e Infrastrukturës, për asfaltimin e rrugës Babush-Tërrn-Lubovc,  ku tashmë është bërë edhe hapja e ofertave. Në procedurë është edhe asfaltimi i  rrugës Prelez i Jerlive- Muhovc-Lloshkobare, ndërkaq për asfaltimin e rrugës “Besim Ndrecaj” veç është zgjedhur operatori dhe shumë shpejt do të fillojnë punimet. PO ashtu është shpallur edhe tenderi për projektin e ujësjellësit  në fshatin Bibaj Fshatit të Vjetër nga CDI-ja  e cila është implementuese e projekteve të fazës  së pesë për zhvillimin e resurseve ujore për viset rurale”, ka thënë Ilazi.

U bë e ditur se Drejtoria e Infrastrukturës, deri më tash ka pasur të alokuar mbi 3 milion euro,  ndërkaq janë shpenzuar  mbi 1 milion euro, ku del se është shpenzuat rreth 36 për qind e buxhetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …