Shakatë për gjenocidin më të tmerrshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, në Srebrenicë, nuk janë standard për komedi që transmetohen në TelevizionE. Por, një serial komik amerikan bën shaka për masakrimin e mijëra burrave dhe të rinjve myslimanë në vitin 1995, gjatë luftërave në Bosnje e Hercegovinë ku serbët në prani të paqeruajtësve holandezë e evropianë masakruan në mënyrën më barbare 8.000 boshnajkë myslimanë. Në një nga episodat e serialit “Çifti i çuditshëm” (Odd Couple), të transmetuar më 22 prill në rrjetin amerikan CBS, një nga personazhet e meshkujve e fton një vajzë në takim, në një restoran serb të quajtur ‘Shija e Srebrenicës’. Referenca ka të bëjë me qytetin ku në vitin 1995 më shumë se 8,000 burra të rinj myslimanë boshnjakë u rrethuan dhe u vranë nga ushtria e serbëve të Bosnjës. Hatixha Mehmedoviq, e cila jeton në Srebrenicë dhe e udhëheqë një grup që lobon në emër të 6,000 të mbijetuarve nga vrasjet e Srebrenicës, tha se seriali bën shaka në kurriz të grave që janë dërguar dhunshëm në restorante të tilla dhe janë dhunuar nga ushtarët serbë të Bosnjës. Burri i saj, dy djemtë dhe dy vëllezërit e saj u vranë në atë masakër. “Të thuash eja të shkojmë në një restorant të ri të quajtur ‘Shija e Srebrenicës’ është njësoj sikurse të thuash diçka të tmerrshme të llojit: Eja të shkojmë në një restorant të ri gjerman të quajtur ‘Shija e Auschwitzit’,” thotë përmes një letre të hapur Kongresi i Boshnjakëve të Amerikës së Veriut, i cili përfaqëson emigrantët dhe refugjatët nga ky rajon i ish-Jugosllavisë. (REL)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …