Shkolla e muzikës, artit dhe baletit “Mjellma”, mbrëmë në sheshin e qytetit, ka mbajtur një shfaqje të veçantë para qytetarëve dhe fëmijëve të pranishëm. Ata treguan aftësitë e tyre të mrekullueshme në artin e kërcimit. Kjo shfaqje është mbajtur në kuadër të aktiviteteve të muajit qershor në shënimin e 150 vjetorit të qytetit të Ferizajt.