Një shpërthim i fuqishëm “Tre Rokaqiejt”, në veri të Mitrovicës

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë granatë dore ka ndodhur rreth orës 14:00 te “Tre Rokaqiejt”, në veri të Mitrovicës, ku si pasojë një shqiptar është lënduar dhe 8 automjete tjera janë dëmtuar, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it. Sipas këtyre burimeve, autorë të këtij sulmi janë: Millan Radoiqiq dhe Svetisllav Neshiç, i cili është “pronari”, i gjithë tenderëve në veri. Tenderin për fasadimin e këtyre tre Rokaqieve e ka marr një kompani, pronar i së cilës është një shqiptar nga jugu i Mitrovicës dhe jo kompania tjetër nga veriu Sever 028 me pronar Radeta Steviç, dhe në shenjë revolte për këtë dikush ka urdhëruar hedhjen e kësaj bombe atje”, ka thënë ky burim. Kosovapress ka tentuar të kontaktojë krerët e veriut por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …