Burimet e lajmeve në Gjermani kanë bërë të ditur se një sirian i moshës 27-vjeçare, ka hedhur vetën në erë duke zbrazur bombën, në një restorant në qytetin Ansbach afër Nurembergut, me ç’ rast ka lënë të plagosur 12 veta, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Është ky sulmi i katërt i këtij lloji, në Gjermani, gjatë katër ditëve të fundit. “Kemi qenë në kompleksin ku po mbahej festivali. Aty ishte duke përformuar një bend kur është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. Menjëherë të gjithë u kthyem për të shikuar se çfarë ndodhi, dhe aty pamë se një anëtarë i sigurisë po vraponte drejt hyrjes ku po qëndronin të shtrirë dy persona”, ka deklaruar dëshmitari Kevin Kriger. Sulmuesi mund të ketë lidhje me organizatën terroriste Shteti Islamik, edhe pse deri më tani nuk ka ndonjë provë konkrete lidhur me këtë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …