Një sulm me armë zjarri brenda një salle lojërash të një restoranti ka lënë të vrarë 22 persona dhe 60 të tjerë të plagosur. Mediet në Amerikë raportojnë se ngjarja tragjike ka ndodhur në Lewiston. Policia urdhëroi banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert sepse sulmuesi është ende i armatosur dhe i lirë. Forcat e policisë kanë publikuar fotografitë e të dyshuarit, ndërsa kanë dhënë detaje se edhe vrasësi është veshur. Nuk dihen ende motivet e sulmit, ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të autorit për të shmangur një tjetër tragjedi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …