Një takim me emisarin e ri amerikan Alekasnder Kasanof ka zhvilluar sot edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në këtë takim Abdixhiku ka ngritur si shqetësim raportin e dëmtuar të Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë strategjikë dhe të sigurisë. Abdixhiku i ka thënë zyrtarit të lartë amerikan se nëse LDK do të drejtojë Qeverinë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të jetë prioritet riparimi i raporteve ndërmjet dy shteteve. Kryetari Abdixhiku e siguroi z. Kasanof se, me formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga LDK-ja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, riparimi i këtyre raporteve do të jetë çështje e prioritetit më të lartë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …