Një tërmet i fuqishëm e ka goditur Kroacinë. Ai është ndjerë pas orës 12:00 në kryeqytetin Zagreb, por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi. Qendra Sizmiologjike Euro-mesdhetare ka raportuar se fuqia e tij ishte 6.4 shkallë të Rihterit. Deri më tani, nuk ka informacione mbi dëmtimet e mundshme dhe viktimat. Ende priten të dhënat për dëmet. Sipas EMSC, epiqendra ishte 46 kilometra në juglindje të Zagrebit. Kryqi i Kuq tha se në qytetin e Petrinjës, 58 kilometra nga Zagrebi, situata është shumë serioze dhe se ekipet e Kryqit të Kuq janë në terren. EMSC deklaron se ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Kroacinë këtë vit dhe se tërmete të kësaj fuqie mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme pranë epiqendrës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …