Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës të Rihterit ka goditur të dielën mbrëma Shqipërinë. Epiqendra e tij ishte 10 kilometra në Thellë të Tiranës. Lëkundjet u ndjenë në disa qytete tjera duke përfshirë Durrësin dhe Lezhën. Kjo ka shkaktuar panik te qytetarët të cilët kanë dalë jashtë nga shtëpitë e tyre. Numër i madh i tyre janë parë te sheshi përpara Universitetit të Tiranës. Lidhur me situatën e krijuar ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë. Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes tërmeti ka shkaktuar dëme të lehta më Xibër të Dibrës, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Në fillim u tha se tërmeti kishte magnitudë 5.2, shkallë. ministri Niko Peleshi njoftoi se tërmeti që goditi Shqipërinë mbrëmë kishte mganitudë 4.7. “Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”, ka shkruar Peleshi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …