Sipas një njoftimi në uebfaqen e Departamentit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente, një tërmet me magnitudë 6.6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në detin Egje, 17 km larg brigjeve të qytezës Seferihisar të Izmirit, në orën 14:51 me kohën lokale. Bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ishte 16,54 km në thellësi të detit. Të dhënat aktuale nga AFAD-i flasin për 4 të vdekur dhe 152 të plagosur, ndërkohë që të paktën 70 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Kryetari Recep Tayyip Erdogan u uroi “qoftë e shkuar” të gjithë të prekurve nga tërmeti në Izmir. “Ne jemi pranë qytetarëve të prekur nga tërmeti me të gjitha mundësitë e shtetit tonë. Jemi hedhur në veprim urgjentisht me të tëra institucionet dhe ministrin përkatës”, theksoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …