leoni

Një termet me pasoja katastrofale ka goditur Turqinë, Sirinë e vendet përreth

Një termet me pasoja katastrofale ka goditur Turqinë, Sirinë e vendet përreth

Një termet me pasoja katastrofale  ka goditur  Turqinë Sirinë e vendet përreth. Të paktën 284  qytetarë kanë humbur jetën dhe 2.323 të tjerë janë plagosur në 10 provinca që u goditën nga tërmeti shkatërrues në pjesët jugore të Turqisë sot në mëngjes, njoftoi zëvendës-presidenti turk Fuat Oktaj, raporton Anadolu. Gjithsej 1 mijë e 710 ndërtesa u shembën nga tërmeti, tha Oktay në një konferencë për media.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në qarkun Pazarxhik në Kahramanmarash dhe pasuan 50 pasgoditje, më e forta prej të cilave ishte 6.6 ballë të shkallës Rihter. Gjithashtu nga tërmeti janë prekur rëndë edhe provincat Gaziantep, Sanliurfa, Dijarbakır, Adana, Adıjaman, Malatya, Osmanije, Hataj dhe Kilish. Tërmeti u ndje edhe në Sirinë fqinje, ku të paktën 427 persona humbën jetën dhe qindra u plagosën. Lëkundjet e tokës janë ndjerë edhe në Irak, Liban, Egjipt dhe rajone të tjera.

“Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka monitoruar dhe menaxhuar zhvillimet që nga momenti i tërmetit”, tha Oktay. Ai shtoi se aeroporti i Hatay-it aktualisht është mbyllur për fluturime, duke shtuar se është mbyllur edhe aeroporti Kahramanmaraş dhe Gaziantep për fluturimet civile. Erdoğan shprehu ngushëllimet e tij në Twitter për qytetarët e prekur nga tërmeti dhe shtoi se Agjencia Turke e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) dhe institucione dhe agjenci të tjera shtetërore tashmë janë në zonat e prekura. Ai theksoi se ekipet e shpëtimit janë dërguar menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti.

Të gjitha shërbimet kompetente të Republikës së Turqisë janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ekipet përkatëse nga të gjitha pjesët e vendit po mbërrijnë në zonat e prekura nga tërmeti. Përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, kërkoi ndihmë ndërkombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …