Një tjetër skandal i qeverisë që ka ardhur për t’i dënuar ata, nëse ka pasur të tillë apo për t’i parandaluar ata potencialë. Dje në mbrëmje u publikua edhe përgjimi i radhës ku “predhë” qenë dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Tregtisë. Skandali në vete përmban fakte e diskutime se si kjo ministri, e drejtuar aktualisht nga Rozeta Hajdari, zonja “në veturën e së cilës ishte përplasur një fëmijë” muaj më parë, ka nënshkruar ekzekutimin e pagesës pa pranuar mallin. Në përgjime apostrofohet një njeri, “Ridvan dallaverxhia” (emër i plotë panjohur), por që sipas mediumit respektiv bëhet fjalë për një pronar furre në kryeqytet. Zyrtari që dëgjohet në audio shpjegon rastin kur ishte kërkuar që të kryhet pagesa prej më shumë se 300 mijë euro për vajin, teksa kishte refuzuar të kryejë pagesën pa u kryer konfirmimi i asaj xhirollogarie bankare.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …