Njësitet manovruese të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovës sot do të kryejnë një ushtrim operativ në bashkërendim të ngushtë me EULEX-in, Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. Aktiviteti trajnues do të mbahet në dy lokacione të ndryshme: Në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kampin “Pomazatin” dhe bazën e KFOR-it, Kampin “Villagjo Italia”, në Pejë. “Qëllimi i ushtrimit është të rritet aftësia e KFOR-it, në mënyrë që të ruhet gatishmëria e trupave dhe të rritet fleksibiliteti operativ i njësiteve. Harmonizimi i teknikave, taktikave dhe procedurave është objektivi qenësor i ushtrimit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
