Një varr masiv me afro 300 trupa është zbuluar në një spital në qytetin e Gazës, Kan Junis. Lajmin e kanë bërë të ditur punonjësit e Mbrojtjes Civile të Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite nga zona në fillim të muajin Prill. Koloneli Jamen Abu Syleiman, Drejtor i Mbrojtjes Civile në Khan Younis, tha për CNN se sot janë gjetur 73 trupa në oborrin e Kompleksit Mjekësor Nasser, duke e çuar bilancin tragjik në rreth 300 viktima. Ai tha se disa sa prej trupave ishin gjetur me duar dhe këmbë të lidhura, dhe kishte shenja të ekzekutimeve në terren. Nuk dihet nëse janë varrosur të gjallë apo janë ekzekutuar. Shumica e trupave janë të dekompozuar. Një burrë në vendngjarje tha se ende nuk e kishte gjetur trupin e djalit të tij 21-vjeçar, i cili u vra në Janar. Më parë, një zëdhënës i Mbrojtjes Civile të Khan Younis dhe kreu i misionit të kërkimit, thanë se janë duke kërkuar për trupat e 400 personave të tjerë të zhdukur pas largimit të ushtrisë izraelite më 7 Prill.
Kontrolloni gjithashtu
ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%
Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …