Një veprim skandaloz dhe naiv por me prapavijë, në testimin e Urës së Ibrit nga Ministria e Infrastrukturës

Një veprim skandaloz dhe naiv por me prapavijë, në testimin e Urës së Ibrit nga Ministria e Infrastrukturës

Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ditë më parë  në Mitrovicë ka thënë se ka përfunduar  procesi i testimit të stabilitetit infrastrukturor të Urës mbi Lumin Ibër. Durmishi tregoi se pas përmbylljes së këtij procesi, presin nga kompania e kontraktuar, e cila ka fituar 10 mijë euro për këtë matje mekanike me transporterë,  nëse ura është  stabile për qarkullim të automjeteve. Besoj se brenda dy-tri ditëve presim raportin final, ka thënë Durmishi. Të testosh Urën, të revitalizuar  nga Bashkimi Evropian në vitin  2018 dhe e cila ka kushtuar  rreth 1 milion e 5oo mijë euro, kjo thjesht është një budallallëk, dhe aq më tepër nëse mund të paragjykohet  që mund të përdoret si alibi për ta shtyrë hapjen, e cila tashmë po kuptohet se nuk do të ndodh, pavarësisht deklaratave prepotente  me arrogancë naive  sui generis, të Xhelal ministrit të brendshëm, i cili fryhet si gjeldec para kamerave duke parakaluar  dhe duke bërë selfie mbi urë.   Sveçla ka thënë se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër nuk është çështje e dialogut. Sipas tij, kjo temë është mbyllur në vitin 2016 dhe tani po presin fazat inspektuese dhe procedurale për hapjen e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …