Ministrisë së Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 13 raste të reja të infektuar me virusin korona dhe një pacient ka vdekur si pasojë e infektimit nga ky virus. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se në spitale dhe klinika po trajtohen 64 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 12 janë shtetas të Shqipërisë të cilët po trajtohen në spitalin e Gjakovës. “Nga 64 pacientët, 33 po trajtohen me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore”. Ndërkohë që janë shëruar 20 të infetuar ndërsa raste aktive janë 439 pacient.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …