Një vit pas vdekjes së Li Wenliang i cili humbi betejën nga COVID-19, banorët e qytetit kinez Wuhan thonë se akoma i janë falënderues mjekut, “alarmuesit” që i pari paralajmëroi për shpërthimin e epidemisë së koronavirusit, para se edhe zyrtarisht të flitej për të, shkruan Reuters. Li Wenliang, 34-vjeç, oftalmolog në spitalin e qytetit kinez, është bërë një prej figurave më të përfolura në ditët e para të shpërthimit të epidemisë në Wuhan, kur tentoi të paralajmërojë për ardhjen e një virusi të panjohur, por ishte policia ajo që e kërcënoi për “përhapje të panikut dhe thashethemeve”, kurse vdekja e tij erdhi si pasojë e COVID-19 dhe pikëlloi kolegët dhe banorët e këtij qyteti, Ata edhe sot e konsiderojnë Lin një hero. “I pari na ka folur për virusin. Sigurisht e ka ditur që pasojat do të jenë të mëdha, por megjithatë ai ndezi alarmin. Ishte diçka e guximshme nga ana e tij”, ka thënë për Reuters Li Pan, 24-vjeç, pronar i një lokali në Wuhan. Edhe qytetarë tjerë të Wuhanit me të cilët Reuters ka biseduar, kanë konfirmuar se i janë falënderues paralajmërimeve të Lisë edhe para se zyrtarët të diskutonin haptazi për virusin, ai ka ndërmarrë masat e duhura që ia kanë shpëtuar jetën njerëzve dhe kjo vepër e tij duhet të nderohet edhe nga zyrtarët e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …