Një zjarr në një resort të njohur skijimi, në pjesën veriperëndimore të Turqisë ka lënë vdekur të paktën 66 vetë dhe 51 të tjerë të plagosur

Një zjarr në një resort të njohur skijimi, në pjesën veriperëndimore të Turqisë ka lënë vdekur të paktën 66 vetë dhe 51 të tjerë të plagosur

Një zjarr në një resort të njohur skijimi në pjesën veriperëndimore të Turqisë ka lënë të paktën 66 persona të vdekur dhe 51 të tjerë të plagosur, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Jerlikaja. “Jemi në dhimbje të thellë. Fatkeqësisht kemi humbur 66 jetë në zjarrin që shpërtheu në këtë hotel”, u tha gazetarëve, z.  Yerlikaya, pas inspektimit të vendit të ngjarjes. Ministri i Shëndetësisë, Kemal Memishoglu, tha se të paktën një nga të plagosurit ishte në gjendje të rëndë. Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit në restorantin e hotelit 12-katësh “Grand Kartal” në resortin “Kartalkaya”, në provincën Bolu, raportuan zyrtarët dhe mediat lokale. Shkaqet prapa zjarrit janë ende duke u hetuar. Dy nga viktimat humbën jetën duke kërcyer nga ndërtesa në panik, tha guvernatori Abdulaziz Ajdin, për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu.

Kontrolloni gjithashtu

Koalicioni për Familjen ka reaguar kundër censurës politike në RTK, me rastin e heqjes së transmetimit të spotit të kësaj partie

Visar Korenica ka reaguar kundër  vendimit të Radio Televizionit të Kosovës për të censuruar spotin …