Njëmijë minatorë të minierës së Stantërgut janë duke vazhduar grevën edhe sot. Në ditën e dytë kur kanë vendosur të hyjnë në grevë, ata ankohen për kushtet e vështira të punës, ku kërkesë kryesore për ndërprerje të grevës kanë, rritjen e pagës për 20 për qind, por kanë edhe kërkesa të tjera, të cilat duhet të realizohet në mënyrë që greva të ndërpritet. Në ditën e dytë të grevës,minatorët kanë paraqitur edhe kërkesat e tjera, ku kërkojnë, njohjen e pensionit 70% të pagës, ligjin për invalidët e punës,stazhin e benificuar, sigurimin shëndetësor në punë, njohjen e stazhit për vitet 1989-1999 poashtu dhe pensionin familjar. Ata janë të vendosur të vazhdojnë grevën deri në momentin që realizohen kërkesat e tyre. Minatorët kërkojnë nga kyreministri dhe ministri i zhvillimit ekonomik të i vizitoj dhe të njoftohen me kërkesat e tyre, në të kundertën paralajmërojnë ashpërsim të masave sindikale. Trepça gjatë vitit 2018 ka pasur më pak të hyra për 23.56%, në krahasim me vitin 2017.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …