leoni

Njerëzit e mirë lënë gjurmë dhe emëri i tyre jeton gjatë në kujtesën kolektive

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka ngushëlluar familjen Sharku me rastin e ndarjes nga jeta të Fahredin Sharkut ish zyrtar i Administratës të Kuvendit Komunal të Rahovecit. Kryetari Latifi në postimin e tij në facebook ka shkruar:

Një njeri i mirë, bashkëpunëtor i respektuar dhe njeri me virtyte të larta morale qenka ndarë nga ne. Fahredin Sharku ishte profesionist i jashtëzakonshëm, bashkëpunues dhe burrë me parime. Pata kënaqësinë të punoj me të për një kohë, atëherë kur ishte e nevojshme mbështetja e një punëtori të përkushtuar dhe njeriu që i respektonte institucionet e shtetit.

Fahredin Sharku do të mbahet në mend si një nga njerëzit që punoi pa u lodhur dhe pa u ankuar, duke lënë gjurmë të dukshme në konsolidimin e institucionit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Përkushtimi i tij ka qenë shembullor. Ishte njeri që e çmonte tej mase vendin e punës dhe kolegët i konsideronte si familje. Për këto cilësi të veçanta ai do të mbahet në mend gjatë dhe emri i tij do të shkruhet me shkronja të dukshme në analet e Komunës së Rahovecit.

Në emrin time dhe të kolegëve të mi familjes dhe miqve ju shpreh ngushëllimet më të thella!

U prehtë në paqe dhe u kujtoftë gjatë emri i Fahredin Sharkut!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan kontratën për realizimin e projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj nënshkroj të enjtën kontratën me përfaqësuesin e …