Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR ka zhvilluar aktivitete trajnimi për kontrollin e trazirave të turmave në Prishtinë. KFOR-i ka publikuar edhe disa fotografi teksa shihen pjesëtarët e karabinierit italian duke u trajnuar. “Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO zhvilloi aktivitete trajnimi për kontrollin e trazirave të turmave në Prishtinë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. 93 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u lënduan vitin e kaluar në Zveçan gjatë protestave të qytetarëve të komunitetit serb, të cilët nuk pranonin që kryetarët shqiptarë të komunave të vendoseshin në objektet komunale. Një vit pas protestës, KFOR-i ka vazhduar të kërkojë që faktet të vërtetohen dhe autorët të mbahen përgjegjës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …