Komuna e Deçanit ka pranuar donacion në vlerë prej 10,000 euro nga komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor, kolonel Marco Javarone, me pajisje të punës për njësinë e zjarrfikësve të Komunës së Deçanit. Këto pajisje do të mundësojnë që puna të jetë sa më efikase dhe zjarrfikësit deçanas të kenë qasje sa më të lehtë në raste emergjente. Kryetari Ramosaj është shprehur falënderues dhe mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme!