leoni

Njësia e Zjarrfikësve në Mitrovicë pranoi uniforma për sezonin e verës

Njësia Profesionale e Zjarrfikësve në Mitrovicë, ka pranuar komplet uniforma të reja për sezon të verës dhe bateri ndriçuese,  mbështetur nga Komuna e Mitrovicës.

Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi i cili  uroi zjarrfikësit për punën që bëjnë në shërbim të qytetarëve në përgjithësi, dhe përcolli mesazhin se mbështetja e komunës së Mitrovicës për zjarrfikësit nuk do të mungojë.

“Në qytetin tonë jemi shumë të përgatitur me ekipin e zjarrfikësve, djemtë tanë janë shumë të përgatitur për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve. Intervenimet nga ana e zjarrfikësve janë në kohë dhe me shpejtësi të madhe marrin pjesë aty ku e lyp nevoja në bazë të kërkesave të qytetarëve” shtoi ndër të tjera nënkryetari Kamberi.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, tha se, komuna është e zotuar që t’u përkrahë në përmirësime kushteve të punës duke ditur për rëndësinë që ka  ky institucion e sidomos  gjatë sezonit veror kur zjarret janë më të shprehura si pasoj e temperaturave të larta që mbizotërojnë në vendin tonë.

Edhe shefi i Njësisë së Zjarrfikësve, Tahir Mikullovci, falënderoi nënkryetarin Kamberi dhe komunën për mbështetjen e madhe që u japin si njësit.

“Falënderojmë  komunën e Mitrovicës për përkrahjen si financiare dhe morale ndaj njësisë tonë  për  kryerjen e  detyrës  në shërbim të qytetarëve” ka thënë  Mikullovci.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …