Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk largohet nga veriu i vendit pa u hequr barrikadat

Njësia Speciale ROSU nuk largohet nga veriu i vendit pa u hequr barrikadat e vendosura nga serbët

Me marrëveshjen për targat e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte paraparë që në ora 08:00 të së shtunës të fillojë largimi i barrikadave në veri dhe vendosja e KFOR-it në Bërnjakë dhe Jarinjë. Por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se procesi është ndalur për shkak se Njësia Speciale po pret fillimisht largimin e barrikadave, ndërsa protestuesit  kërkojnë që njëherë të largohet Policia e Kosovës. Ndërkohë forca të shumta të KFOR-it kanë dalë në vendngjarje dhe njëra korsi është liruar për qarkullim. Sipas marrëveshjes të arritur ditë më parë në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, sot në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …