Njësitë policore neutralizojnë mjetin shpërthyes në Gjykatën Kushtetuese

Njësitë e
specializuara të Policisë së Kosovës kanë bërë shpërthimin në mënyrë të
kontrolluar të një granate dore në Gjykatën Kushtetuese. Sot rreth orës 8:00 të
mëngjesit, Policia ka pranuar informacionin se një mjet i dyshimtë gjendej në
oborrin e ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht pranë gjeneratorit.
Me këtë rast, njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e
ngjarjes, duke siguruar zonën dhe duke bërë ekzaminimet e nevojshme. Ende nuk
dihet se cili janë autorët e vendosjes së këtij mjeti shpërthyes në mjediset e
Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …