Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë filluar aksionin e shpërndarje së protestuesve

Njësitë  speciale të Policisë së Kosovës kanë filluar aksionin e shpërndarje se dhunshme te  protestuesve në hyrjen e pasme të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Nga vendi ku po mbahet protesta raportohet se ka filluar edhe përleshja mes protestuesve dhe forcave policore. Policët janë duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.  Ndërkohë seanca plenare ku do të debatohet  lidhur me Buxhetin e Kosovës për vitin 2016, e cila u ndërpre pak minuta më parë në sallën e Kuvendit, po vazhdon të mbahet në një sallë alternative, pa prani të deputetëve të opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …