Njëzet e tre aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” , të cilët për gjashtë seanca radhazi nuk janë paraqitur në gjykatë, do të sillen me “forcë” në Gjykatën Themelore të Prishtinë. Ata bashkë edhe me katër të tjerë po akuzohen për dy veprat penale: pjesëmarrje në grup për kryerje të veprës penale, si dhe dëmtim e disa veturave të EULEX-it në vitin 2009. Në mesin e tyre janë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sfeçla, sekretari i Lëvizjes, Dardan Molliqaj dhe zëdhënësi për medie në këtë lëvizje, Frashër Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …