Njëzetepesë persona raportohet të kanë humbur jetën pas shpërthimit të vullkanit në Guatemalë

Njëzetepesë persona raportohet të kenë humbur jetën pas shpërthimit të vullkanit në Guatemalë

Njëzetepesë persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të vullkanit Fuego në Guatemalë, kanë njoftuar zyrtarët e këtij vendi. Vullkani që gjendet rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Guatemala Siti, ka nxjerrë gurë, tym të zi dhe hi. Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave, ka thënë se llava ka goditur fshatin, El Rodeo, duke shkatërruar shtëpi dhe duke djegur personat që kanë qenë në to. Si shkak i hirit dhe tymit të zi është mbyllur aeroporti, La Aurora, në kryeqytet. Kryetari i këtij vendi, Jimmy Morales, ka thënë se ekipet për urgjencë kombëtare janë angazhuar në këtë proces. “Ne mendojmë se mund të ketë shkatërrime të rënda në të paktën tri zona”, ka thënë ai. Sipas ekspertëve lokalë, ky shpërthim i vullkanit është më i fuqishmi që nga viti 1974.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …