Me rastin e 78-vjetorit të betejës së Grapit të Llapçevës dhe rënies së luftëtarëve të “Besëlidhjes shqiptare” : Mustafë Ibishi (Kramovik), Malë Bashota (Cerovik), Xajë Pataçani (Pataçan i Ulët), Halil Imeri (Mleqan), Jahë Kabashi (Kliçinë) dhe Feriz Gashi (Sopniq), Komuna e Malishevës organizon aktivitete përkujtimore dhe tubim përkujtimor, sipas kësaj agjende:
Më 19.03.2024 në orën 13:00:
Akademi Përkujtimore në sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës
Në orën 14:00
Homazhe pranë përmendores së luftëtarëve të rënë në Dush (Sferkë)
Aktivitetet organizohen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati.