Në reagim publik me rastin e arrestimit të djeshëm të Tatjana Lazareviqit, redaktore e portalit, KoSsev thuhet: E dënojmë arrestimin e djeshëm nga Policia e Kosovës të kryeredaktores të Përgjithshme të portalit KoSsev, Tatjana Lazarevic të Policisë së Kosovës, për gjoja shkelje të orarit mbi lirinë e lëvizjes.
Liria e mediave është një nga arritjet e civilizimit modern, dhe rëndësia e saj është veçanërisht e dukshme sot, kur është tejet e nevojshme të merren informacione të sakta dhe në kohë gjatë krizës globale të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Prandaj, e konsiderojmë të papranueshme që institucionet publike, përfshirë Policinë e Kosovës, të ndikojnë në parandalimin e gazetarëve nga kryerja e aktiviteteve të tyre të raportimit edh gjatë pandemisë.
Ju kujtojmë se sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalimi i lëvizjes nuk vlen për gazetarët që raportojnë nga terreni për situatën për shkak të përhapjes së koronavirusit..
Ne i bëjmë thirrje Inspektoratit Policor që të përcaktojë sa më shpejt që të jetë e mundur nëse në këtë rast pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë shkelur autoritetin e tyre, dhe ne kërkojmë nga Prokuroria të heqë dorë nga ndjekja penale e Tatjana Lazarevic.
Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të insistojë në zbatimin e duhur të vendimeve të saj, dhe presim që institucionet dhe organizatat ndërkombëtare të dënojnë këtë veprim nga Policia e Kosovës.
Deklarata u nënshkrua nga:
New Social Initiative – NSI
Institute for Territorial Economic Development – InTER
Black and White World Portal
Local Initiative LINK
Gračanica Online
Advocacy Center for Democratic Culture – ACDC
Communication for Social Development – CSD
Media Center Čaglavica
Center for Social Initiatives
Forum for Development and Multiethnic Cooperation -FDMC
Alternative Association