Prej vitit 1999 e deri tani, Radio-Kosova e Lirë në çdo vit të ri ka nxjerrë Kalendarin me personalitete të njohura të historisë kombëtare, i cili u shpërndahet gratis vizitorëve me rastin e 4 janarit, ditës së shënimit të fillimit të transmetimit të Radios Kosova e Lirë.
Deri tani nuk kemi pasur asnjë reagim, por vetëm falënderime e përgëzime, ndërsa për kalendarin e fundit 2024, janë lajmëruar disa raste zërash të përveçëm të papërgjegjshëm duke reaguar pse në radhën e luftëtarëve të NDSH-së në Kalendar nuk ndodhet familjari i tyre. Nuk do të merremi me të tillët, pasi ata e tregojnë vetë se kush janë, por i njoftojmë shikuesit e faqes së Radios se prezantimin e luftëtarëve të NDSH-së edhe në kalendarët e ardhshëm do ta bëjmë në vazhdim, duke përzgjedhur nga anëtarësia e gjerë vetëm, ata që janë pushkatuar nga regjimi jugosllav me gjyq e pa gjyq, disa nga ata që kanë mbajtur 20 vjet burg dhe pas daljen nga burgu kanë vdekur nga pasojat dhe personalitetet kryesore të Lëvizjes.
NDSH-ja ka pasur një anëtarësi me dhjetëra mijëra luftëtarë dhe ka qenë Lëvizja më masive Kombëtare Shqiptare në Kosovë, Maqedoni e troje, pas Luftës së Dytë Botërore deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (RKL)